Vazhdon debati Rama-Basha në rrjetet sociale. Kryeministri publikon deklaratën e Merkelit, reagon kreu i PD

Vijon debati në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë, pasi publikoi në Facebook qëndrimet e Tusk, Macron dhe Conte, shtoi edhe deklaratën e Merkelit me në krah atë të Bashës.

Basha u përgjigj duke thënë se opozita mbështet 100% qëndrimet e liderëve të BE në lidhje me integrimin e vendit.

“Ne mbështesim 100% qëndrimet e liderëve të BE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria meriton më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë, por në mënyrë të përsëritur ata refuzojnë Ramën”, shprehet Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2