Video ekskluzive nga Siria, zhvendosja më e madhe e trupave ushtarake amerikane

Qindra automjete të blinduara, teksa marrin personelin e ushtrisë amerikane, janë vëzhguar nga CNN, ndërsa mblidhen pranë Hasakah në Siri, drejt lindjes në kufi me Irakun.

Një zyrtar amerikan konfirmoi zhvendosjen më të madhe që ushtria amerikane në Siri, deri më sot. Ky është një fund simbolik i prezencën amerikane në rajon. Korrespondenti i Sigurisë së CNN, Nick Paton Walsh, raporton ekskluzivisht nga veriu i Sirisë.

“Në të vërtetë, ata nuk duan të ikin, por janë të detyruar. Vendimet në Uashington, që të sjellin fushatën e amerikanëve, britanikëve dhe vendet e tjera europiane këtu në Siri, kundër ISIS, po implementohen pas krahëve të mi, teksa më shumëse 100 automjete të blinduara ushtarake amerikane, kanë mbërritur këtu, përpara se të nisin udhëtimin final jashtë Sirisë. Ata shënojnë një fund simbolik, një zhvendosje masive që nga koha kur u dislokuan brenda në Siri. Ata do të zhvendosen në kufirin Irak-Kurdistan, ku zyrtarët amerikanë thonë se do të vazhdojnë fushatën e tyre kundër ISIS. Por tashmë në një territor ndryshe, më të komplikuar, për të vijuar luftën kundër grupit terrorist. Dhe pikërisht në momentin kur dukej se ISIS po niste të shuhej dalëngadalë me kalimin e kohës.

Ky ka qenë një vendim i nxituar dhe për këtë mos kini asnjë dyshim. Asnjë drejtues ushtarak nuk do të donte t’i jepte fund lëvizjes së tij, vetëm pak javë përpara fundit. Dhe me siguri, veç pak javë duheshin për të implementuar planet e kontigjencës. Me siguri, do të shohim shumë amerikanë që do të lëvizin përmes Sirisë në orët dhe ditët në vijim, po aq kohë do t’i duhet ligjvënësve në Uashington, për të marrë një vendim. Kurdët sirianë ndihen tmerrësisht të tradhtuar, por pas meje, zhvendosja ka nisur. Do të jetë jashtëzakonisht e madhe dhe thellësisht simbolike në zemrën e shumë ushtarëve amerikanë, të cilët nuk ishin gati ti jepnin fund kësaj fushate, dhe sigurisht kurrsesi në këto rrethana”, raporton korrespondenti i Sigurisë së CNN, Nick Paton Walsh.

Shkarkoni aplikacionin e A2