Vritet me armë zjarri një person në Shosh

Një person ka mbetur i vrarë këtë të hënë në Shosh të Shkodrës. Sipas Policisë, viktima, i identifikuar si Lazër Arraj., rreth 55-vjeç, është qëlluar me armë zjarri. Ai është banor i fshatit Palaj.

Burime për A2 bëjnë me dije se viktima ka marrë dy plagë në trup dhe ka humbur jetën në vend. Ai është gjetur i vdekur në rrugë, pasi ishte nisur drejt Shkodrës.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi, ndërkohë që shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Shkarkoni aplikacionin e A2