Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Arsenali vazhdon të zhgënjejë, mposhtet nga skuadra surprizë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 08:42 | Futboll
Arsenali vazhdon të zhgënjejë, mposhtet nga skuadra surprizë

Java e nëntë në Premier League u mbyll me surprizën që mban emrin Sheffield United.

Skuadra e ardhur nga një kategori në poshtë në futbollin anglez mundi një skuadër si Arsenal, me rezultatin 1 me 0.

Muset shënoi golin e fitores për Sheffield që me tre pikët e marra në shtëpi, katapultohet në mesin e renditjes.

Në anën tjetër, “Topçinjtë” vazhdojnë të vuajnë gjetjen e një stabiliteti në kampionat pasi nuk arrijnë të marrin dy fitore radhazi që prej muajit gusht.

Kreu tashmë është 10 pikë larg.

A2 CNN Livestream

Dita jonë