Bezos i “shpall luftë” në hapësirë Elon Musk-ut, “brenda 2024 sërish në Hënë”

Në Hënë brenda vitit 2024.  Nuk është një fjali e vizionarit Elon Musk me kompaninë tij SpaceX, por premtimi i një tjetër miliarderi, madje të njeriut më të pasur në Botë, sipas disa klasifikimeve.

Flasim për Jeff Bezos, babai i Amazon, që ka prezantuar sot misionin e sipërmarrjes së tij të re, e quajtur Blue Origin. Kompania e re e Bezos, e prezantuar zyrtarisht në maj të këtij viti, së bashku me sipërmarrje të tjera si Lockheed Martin, Northrop Grumman dhe Draper, kanë dakordësuar një plan që do t’i japë jetë një moduli që brenda 5 vitesh do të rikthejë njerëz në satelitin e planetit tonë.  

Kompanitë do të merren me çdo elementë, nga pjesa  e raketës, elementët transitorë si dhe modulin që do të ulet në Hënë, pjesë kjo me të cilën do të merret pikërisht Blue Origin.

Sforco e këtyre kompanive private është menduar për të mbështetur programin e NASA e quajtur Artemis, që si objektiv ka pikërisht një seri misionesh në Hënë, ku do të testohen teknologjitë e reja me kosto më të përballueshme, që sipas analistëve shihen edhe si provat  e përgjithshme të “ëndrrës së madhe”, misionit drejt planetit Mars.

Shkarkoni aplikacionin e A2