Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Bien akuzat për trukime, Armir Grima shpallet i pafajshëm

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 15:11 | Kronikë
Bien akuzat për trukime, Armir Grima shpallet i pafajshëm

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër shpall të pafajshëm Armir Grimën. Ish-trajneri i përfaqësueses së femrave në futboll, u ndalua gjatë operacionit të shtatorit 2018, ku u arrestua si pjesë e grupit kriminal të Bajrajve.

Ish-portieri i famshëm shkodran dyshohej për trukim ndeshjesh, me akuzat që ranë poshtë për mungesë provash.

Menjëherë pas operacionit të policisë, Grima qëndroi për disa javë në qelitë e paraburgimit, ndërsa më pas beteja ligjore për të pastruar emrin e tij, vazhdoi nën masat arrest shtëpie dhe së fundmi detyrim paraqitje.

Së bashku me 45-vjeçarin, të pafajshëm u shpallën edhe boksieri Nelson Hysa si dhe ish-portier i Besëlidhjes, Fabiol Rexhepi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu