Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Digjet një banesë në Vaun e Dejës

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 18:54 | Kronikë
Digjet një banesë në Vaun e Dejës

Digjet një banesë në fshatin Barbullush, në Bashkinë Vau i Dejës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:00, kur në familjen Ndoci ka rënë zjarr. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, pasi për momentin nëna dhe 5 fëmijët nuk ishin në shtëpi.

Shtëpia e familjes Ndoci është ndërtuar një vit më parë nga kisha, pasi ishin në gjendje të vështirë ekonomike, ndërkohë që sot familja përballet me një tjetër dramë, pasi shtëpia është shkrumbuar totalisht.

Sipas banorëve, zjarrfikësit kane vonuar rreth një orë për të shkuar në vendin e ngjarjes.

Dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë