Hëngri picë me proshutë, vegani pëson traumë psikologjike

Një burrë vegan është ndjerë keq pasi pica vetëm me perime që kishte porositur kishte në fakt edhe proshutë.

Patrick Hukins, nga Sidnej i Australisë, e kuptoi se diçka nuk shkonte sapo nisi të hante picën e tij.

“Pata një ndjesi të tmerrshme. Kuptova që kisha ngrënë një kafshë. Mosngrënia e kafshëve është bërë pjesë e besimit tim dhe u ndjeva i turpëruar. Gjithashtu, pata një ndjenjë të madhe faji. U shokova”, tha Hukins për Daily Mail Australia.

“U ndjeva i tradhtuar sepse më siguruan që ishte picë vegane. Jam vegan prej 4 vitesh tashmë dhe fakti që kam ngrënë një kafshë pa dijeninë time i ka hedhur poshtë të gjitha vlerat e mia”, shtoi australiani i traumatizuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2