Irlanda përgatitet për festën e “frikshme” të Halloween

Halloween këtë vit në Irlandë do të festohet me shumë stil. Një festival i madh i quajtur “Puca Festival” do të mbahet nga 31 tetori deri në 1 nëntor në tre qendra historike të vendit, rreth gjysmë ore larg Dublinit.

3 netë të paharrueshme për të festuar shpirtin e vërtetë të Halloween mes muzikës, gastronomisë, dritave shumëngjyrëshe dhe maskave të frikshme. Festivali do të karakterizohet nga risi të ndryshme, por nuk do të harrohet as tradita e vjetër irlandeze, vend nga i cili vjen dhe vetë festa e Halloween.

Púca është një krijesë mitike irlandeze që sipas gojëdhënave shndërrohej në forma të ndryshme. Sipas ekspertëve dhe zbulimeve arkeologjike, Halloween vjen nga tradita e vjetër kelte e Samhain dhe ishte një festë që shënjonte fundin e vitit të vjetër dhe fillimin e të riut.

Shkarkoni aplikacionin e A2