Një ngjarje e frikshme tmerroi qytetarët në Norvegji. Një person i armatosur rrëmbeu një ambulancë në Oslo duke përplasur disa kalimtarë.
Autori 32-vjeçar u ndoq dhe arrestua nga policia, ndërsa mes tyre pati edhe shkëmbim zjarri.
Autoritetet përjashtuan pistën e terrorizmit dhe ngjarjen e lidhën me ekstremin e djathtë.
Gjatë hetimeve është ndaluar edhe një grua 25-vjeçare, e cila dyshohet se është përfshirë në sulmin me armë.
Televizioni publik norvegjez bëri me dije se nga kjo ngjarje u plagosën një çift të moshuarish, një grua dhe foshnja e saj 7-muajsh.