Senati Amerikan miraton protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut. Pendarovski falenderon shqip

Me 89 vota pro dhe 2 vota kundër Senati amerikan ka miratuar protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut. Senati votoi që Protokolli për në NATO të miratohet me procedurë të përshpejtuar. 

Pas kësaj, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, falenderoi në Twitter në gjuhën shqipe.

“Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkroi Pendarovski në rrjetin social.

Shkarkoni aplikacionin e A2