Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sërish një aksident për ish-presidentin amerikan, i dyti në një muaj

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 19:07 | Bota

Sapo e kishte marrë veten nga aksidenti në shtëpinë e tij në Georgia, ku në fillim të tetorit u rrëzua duke u dëmtuar në fytyrë. Por 95 vjeçari Jimmy Carter, u ishte rikthyer punëve fizike, duke ndihmuar në ndërtimin e disa shtëpive për të varfrit.

Carter, president i SHBA gjatë viteve 1977-1981

Por të hënën një tjetër aksident, disi më i rëndë i ka ndodhur. Sipas Qendrës që mban emrin e tij, ish-presidenti amerikan gjatë viteve 1977-1981 “ka pësuar një thyerje të legenit”, edhe pse gjendja e tij shpirtërore është ende e mirë dhe do të kalojë në shtëpi periudhën e rehabilitimit.  

https://a2news.com/2019/10/08/ish-presidenti-amerikan-i-rikthehet-punes-ne-ndertim-nje-dite-pas-aksidentit/?foto=4

Karter vitet e fundit ka fituar beteja edhe më të mëdha. Pesë vite më parë, ai u diagnostikua me probleme në mëlçi dhe me një melanomë në tru, që pas  gjashtë muajve u zhduk mrekullisht.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli