Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Topi i Artë, “France Football” publikon listën me 30 futbollistë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 11:01 | Futboll

“France Football” ka shpallur listën e 30 futbollistëve që janë në garë për fitimin e “Topit të Artë 2019”.

Mes emrave të shumtë nga skuadrat që lanë gjurmë sezonin që lamë pas, favoritë mbeten pa diskutim, Cristiano Ronaldo, i cili vijon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme.

Leo Messi, i shpallur së fundi “Lojtari më i mirë” nga FIFA, dhe Virgil van Dijk, kampion Europe me Liverpool.

Konkurrenca duket e madhe nisur nga sukseset individuale të futbollistëve. Për Messin dhe Ronaldon, çmimi i këtij viti është një sfidë më vete sepse të dy futbollistët garojnë për “Topin e Artë” numër gjashtë në karrierën e tyre.

Ai që do të pasojë fituesin në fuqi, Luka Modriç, do të mësohet në mbrëmjen gala të 2 dhjetorit në kryeqytetin francez.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani