Vakti i ndërmjetëm, mjaft me ëmbëlsira dhe ushqime të paketuara

Një vakt i ndërmjetëm mund t’iu furnizojë me energji në mes të ditës dhe t’iu mbajë deri në vaktin e drekës apo darkës. Ndaj provoni të ndiqni këto këshilla.

Në qoftë se keni ëmbëlsira në shtëpi, vendosini në një vend të paarritshëm për sytë. Mos shpenzoni para për vakte të konservuara. Ka plot zgjedhje të shëndetshme, që mund t’i përgatisni edhe në shtëpi.

Kjo mënyrë iu lejon që t’i peshoni e t’i paketoni vetë, si për shembull arrat. Mund t’i përzieni ato, për t’i bërë më shijshme, me humus apo salcë.

Pjesë e vakteve të ndërmjetme mund të jenë edhe frutat si banane, mollë apo portokall, që kanë përmbajtje natyrale sheqeri. Vetë mund të kombinoni disa ushqime dhe t’i ndani ato në grupe, kos dhe luleshtrydhe, mollë dhe gjalpë kikiriku apo grurë me mish dhe avokado.

Shkarkoni aplikacionin e A2