Vëllai i Pablo Escobar kërcënon Elon Musk

Vëllai i narkotrafikantit famëkeq Pablo Escobar ka kërcënuar se do të padisë për 100 milionë dollarë Elon Musk, pasi e akuzon se i ka vjedhur planet për të ndërtuar një flakëhedhëse.

72-vjeçari Roberto Escobar, i cili dikur punonte si llogaritar në Kartelin e Medelinit, të drejtuar nga Pablo, ka thënë për gazetën angleze “The Telegraph” se një inxhinier i kompanisë së Musk ka vjedhur idenë e tij gjatë një udhëtimi në rezidencën e tyre në vitin 2017.

Roberto Escobar (m) dhe Elon Musk.

Ai pretendon se ideja për një “flakëhedhëse lodër” i kishte ardhur për herë të parë kur dy vëllezërit digjnin male me para vetëm për t’u ngrohur. Ai këmbëngul se modeli që është nxjerrë në shitje nga Musk është kopjuar nga ideja e tij. “Shumë shpejt do ta padisim për 100 milionë dollarë në SHBA dhe do të bëj maksimumin që ai të humbasë drjetimin e kompanisë së tij, Tesla Inc.”, tha Escobar “Ai e di shumë mirë se çfarë ka bërë”.

Kompania që prodhon flakëhedhëset, “The Boring Company”, pretendon se ka shitur deri tani 20 000 copë, ndërsa modeli i Roberto Escobar shitet në internet për 249 dollarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2