“Vishet” Arena Kombëtare, impianti në punimet e fundit

Më pak se një muaj nga inaugurimi i madh që do t’i takojë ndeshjes për eliminatoret e Euro 2020 kundër Francës, “Arena Kombëtare” është në dorën e fundit të punimeve, me pjesën më të rëndësishme që tashmë ka përfunduar. Në pamjet e fundit të impiantit, shfaqet tapeti i gjelbër, i shtruar tërësisht ndërsa ka nisur edhe vijëzimi i tij.

Tribunat e “Arenës Kombëtare” tashmë janë veshur të kuqe, me vendosjen e stolave që ka përfunduar. Sektori në të cilin po punohet me ritme tejet të larta është tribuna VIP si dhe ambientet rreth stadiumit. Më 3 nëntor, “Arena Kombëtare” do të ketë testin gjeneral me një ndeshje nga futbolli i femrave, ku do të testohen sistemi i ndriçimit dhe fonia.

Shkarkoni aplikacionin e A2