Zv.ambasadori Koski: Forcimi i demokracisë së Shqipërisë është përparësi e Qeverisë amerikane

22 TETOR SHESHI SKENDERBEJ frame 33690 1100x620

Zëvendës ambasadori amerikan në detyrë, Daniel Koski, tha se forcimi i demokracisë amerikanë është përparësi e Qeverisë amerikane. Në një aktivitet të zhvilluar në Sheshin “Skënderbej” për Ditën Kombëtare të Aktivizmit, Koski foli edhe për rëndësinë e shoqërisë civile në një vend demokratik.

“Forcimi i demokracisë së Shqipërisë është një përparësi e Qeverisë amerikane. Qeveria amerikane po e ndjek këtë qëllim përmes programeve tona, projekteve të zhvillimit dhe mbështetjen për ditën kombëtare të aktivizmit”, u shpreh Koski.

“Një shoqëri civile e forte shërben si një roje për institucionet përgjegjëse. Kjo mund të sjellë ndryshime të rëndësishme. Avokimi i suksesshëm kërkon vendosmëri edhe kur dështimi duket i sigurt. Ju nxis të merrni përsipër këtë angazhim dhe të punonin për të bërë zërin tuaj të dëgjohet. Ambasada e SHBA është këtu për t’ju ndihmuar që të ngrini zërin”, shtoi ai.