Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Armëpushimi në Siri, SHBA heq sanksionet ekonomike ndaj Turqisë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 19:57 | Bota
Armëpushimi në Siri, SHBA heq sanksionet ekonomike ndaj Turqisë

Presidenti amerikan, Donald Trump mban premtimin e dhënë Turqisë. Uashingtoni tërhoqi sanksionet ekonomike ndaj Ankarasë, një vendim ky që erdhi pasi Rusia dhe Turqia u dakordësuan në zgjatjen e armëpushimit në Siri.

 “Le të luftojë dikush tjetër për këtë rërë të njollosur për një kohë të gjatë nga gjaku”, theksoi Trump. Presidenti amerikan paralajmëroi se do t’i rivendosë sërish sanksionet Turqisë, nëse Erdogan bën diçka që nuk do t’i pëlqejë atij.

https://a2news.com/2018/12/24/trump-ushtaret-kthehen-ne-shtepi-turqia-lufton-isis-ne-siri/

 Ndër të tjera, Trump tha se kishte marrë siguri nga Turqia se armëpushimi në Verilindje të Sirisë do të ishte permanent. Javë më parë Ankaraja nisi një ofensivë ushtarake në Siri për të zmbrapsur forcat kurde, një aksion i cili u kritikua ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.

https://a2news.com/2019/10/08/bombardimet-ne-siri-trump-do-shkaterroj-ekonomine-turke-po-e-tepruan/

Kjo ofensivë u ndalua nga Erdogan vetëm pas presionit ekonomik të Shteteve të Bashkuara.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli