Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Borxhet e bashkive, Tirana me stokun më të madh, 30% të totalit

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 17:52 | Ekonomi

Tirana është bashkia me stokun më të madh të detyrimeve të papaguara. Sipas raportit të Financave Vendore, publikuar nga Ministria e Financave dhe Coplan rezulton se në total, deri në qershor të këtij viti stoku i borxheve të pushtetit vendor arriti në 6,2 miliardë lekë.

Të dhënat e detajuara tregojnë se 9 bashki mbajnë rreth 64,6% të totalit të detyrimeve të prapambetura. Niveli më i lartë u shënua në Bashkinë Tiranë me rreth 1,9 miliardë lekë apo 30,1% e stokut total, ndjekur nga bashkia Pogradec me 6.6% e stokut total; bashkia Kavajë me rreth 6,5% e totalit dhe bashkia Vlorë me rreth 6,4% të totalit të detyrimeve të prapambetura.

Por ndërsa një pjesë e borxheve në këto bashki janë të trashëguara, faktor tjetër është edhe numri i madh i banorëve në këto qytete, si rasti i Tiranës, në bashki të tjera janë krijuar borxhe rishtazi. Sipas të dhënave zyrtare, detyrimet e prapambetura gjatë pjesës së parë të këtij viti janë rritur në bashkitë Finiq, Kuçovë, Roskovec dhe Skrapar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë