Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Chelsea befason Ajaksin, Lajpcigu shtang rusët me një supergol

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 21:02 | Futboll

Ndeshjet e para të Ditës së sotme të Champions League kanë dhuruar spektakël dhe gola të bukur.

Ndeshja kryesore ishte ajo e luajtur në Amsterdam, ku Ajax përballej me Chelsea. Londinezët arritën të triumfojnë falë golit të Michy Batshuayi në minutën e 73-të.

Ndeshja regjistroi disa raste për të dy ekipet, dhe rezultati duket jo i merituar për holandezët që patën një gol të Quincy Promes në minutën e 35-të të anuluar nga VAR për një pozicion jashtë loje milimetrik, si dhe goditën shtyllën në pjesën e dytë me Edison Alvarez.

Ajax dhe Chelsea ndodhen tashmë me pikë të barabarta, në krye të klasifikimit.

Supergoli i Sabitzer

Në ndeshjen tjetër, Lajpcigu përmbysi rusët e Zenitit duke fituar një ndeshje vendimtare për kualifikim.

Një goditje e bukur nga jashtë e Rakitskiy (25’) kalon në avantazh Zenitin, ndërkohë që një aksion i bukur i finalizuar nga Laimer si dhe një supergol i Sabitzer që me shumë gjasa do të kandidojë si goli i vitit kaluan gjermanët në avantazh, dhe në krye të klasifikimit.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu