E kërcënojnë në rrugë, i panjohuri shndërrohet në… Van Damm

Në filmat aksion jemi mësuar me personazhe me një jetë normale që shndërrohen në heronj, të interpretuar nga mitet e arteve marciale si Chuck Norris dhe Bruce Lee.

Por ja që edhe në jetën reale ka persona të tillë. Në Kinë, dy hajdutë në motoçikletë i afrohen një personi dhe e kërcënojnë kur pak më parë kishin vjedhur një grua në rrugë.   

Por personi, ende i panjohur, nuk pranon rolin e viktimës, dhe ndalon njërin prej tyre me një shkelm që do ta kishte patur zili edhe Van Dami .

Shkarkoni aplikacionin e A2