Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Eurodeputeti kundër Macronit: Përgjegjës që nuk u hapën negociatat

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 19:19 | Politikë
Eurodeputeti kundër Macronit: Përgjegjës që nuk u hapën

Eurodeputeti David McAllister nuk e fsheh zemërimin e tij ndaj Francës dhe Holandës për bllokimin e çeljes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesi i Unionit Kristiandemokrat të kancelares Angela Merkel thekson se pakica nuk duhet ta bllokojë procesin vendimmarrës të Bashkimit Europian: “Evropa nuk mund ta forcojë pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare nëse një shtet anëtar është në gjendje të bllokojë çdo vendim të politikës së jashtme”.

https://a2news.com/2019/10/21/financial-times-sulmon-macron-refuzimi-i-celjes-se-negociatave-gabim-historik-qe-demton-europen/

McAllister, i cili është kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, pati kritika edhe për qeverinë gjermane, pasi, sipas tij, nuk arriti të bindë Presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin holandez Mark Rutte.

Eurodeputeti foli edhe për mundësinë e veçimit të Tiranës dhe Shkupit në procesin e integrimit në BE: “Edhe nëse këto shtete do të ndaheshin, Presidenti Macron do të kishte akoma rezerva për Maqedoninë e Veriut. Prandaj, nuk jam i sigurtë nëse procedura e ndarjes do të ndihmojë. Sipas mendimit tim, zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman”.

https://a2news.com/2019/10/21/negociatat-rama-asgje-nuk-ka-ndryshuar-se-shpejti-takohem-me-macron/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani