Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

I dyshuari për vrasje “ia mbath” pas arrestimit

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 09:06 | Bota

Një i dyshuar për vrasje arriti të arratisej për disa momente pas arrestimit të tij në Manhatan duke dalë fshehurazi nga makina e policisë.

Policia e Nju Jorkut iu përgjigj një telefonate për të shtëna me armë në “Amsterdam Houses” ku kishte mbetur i plagosur një 27 vjeçar. Gjatë hetimeve paraprake në vendngjarje u ndaluan disa persona në cilësinë se kishin dijeni për ngjarjen.

Por ndërsa policia vijonte me procedurat e saj, 28-vjeçari Raymond Johnson vendosi të largohej nga vendngjarja në kohën kur oficerët kishin kthyer kurrizin. Një nga të pranishmit në vendngjarje e pa të gjithë skenën kur i dyshuari po dilte vjedhurazi nga makina e policisë dhe njoftoi efektivët.

Johnson mundi të bënte vetëm disa hapa në liri, pasi u ndalua nga një oficer i cili në ato momente i gjeti dhe një thikë të fshehur në trup. 28-vjeçari do të gjykohet tashmë për tentativë vrasje, sulm, armëmbajtje pa leje dhe rezistencë gjatë arrestimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani