Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

I emëruar pak ditë më parë, drejtori i burgut të Vlorës dënohet me 6 muaj

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 22:06 | Kronikë
I emëruar pak ditë më parë, drejtori i burgut të

Pak ditë pas emërimit si drejtues i IEVP të Vlorës drejtori i burgut Egon Velaj është dënuar nga Gjykata e Shkalles së Parë të Vlorës me 6 muaj burg,  në një seancë gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme.

Trupi gjykues me prokuror Anton Palin dhe gjyqtare Atalanta Zeqiraj, kanë dënuar Velaj me akuzën e shpërdorimit te detyrës gjatë kohës kur Velaj ka ushtruar detyrën e drejtorit te Aluiznit. 

Velaj ka përfituar regjimi i burgut me kusht, sipas ligjit nr. 59 të Kodit Penal, dhe dënimi i tij do të konvertohet në shërbim prove.

Aktualisht Velaj drejton paraburgimin e Vlorës, ndërkohë që emërimi si drejtues ka ardhur vetëm 6 ditë mëparë, dhe është kryer nga vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë