I vdes e fejuara, 35-vjeçari martohet me kufomën gjatë funeralit

Një burrë kinez është martuar me kufomën e të fejuarës së tij gjatë ceremonisë mortore, për të treguar dashurinë që ndjente për partneren, e cila ndërroi jetë pasi humbi betejën me kancerin e gjirit.

35-vjeçari Xu Shinan vendosi të bënte këtë gjë të pazakontë për të plotësuar ëndrrën e të fejuarës së tij për t’u bërë nuse.

E ndjera Yang Liu ishte veshur me fustan të bardhë nusërie dhe ishte e rrethuar me 169 buqeta me trëndafila rozë, ndërkohë që Xu lexoi betimet.

Xu u shpreh përpara trupit të pajetë të partneres së tij: “Grua, të lutem mos u shqetëso! Pjesa tjetër e jetës sime do të jetë e mbushur me dhimbje, por unë nuk do të dorëzohem kurrë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2