Ju kanë “pushtuar” buburrecat? Mos tentoni t’i zhdukni në këtë mënyrë

Kur ke një kopsht dhe dëshiron ta gëzosh bashkë me familjarët dhe kafshët e shtëpisë, të zbulosh se ai është pushtuar nga një ushtri buburrecash nuk është diçka e bukur.

Por reagimi i një braziliani banues në shtetin e Paranasë duket vërtet i tepruar, madje shumë i rrezikshëm edhe për veten.

Braziliani mendoi ta zgjidhë çështjen duke mbushur folenë e insekteve me benzinë dhe një helm me bazë metani. Më pas ideja “eksplozive”, ndezja e zjarrit me një shkrepëse.

Shkrepësja e parë nuk pati efekt, as e dyta, por e treta hodhi  praktikisht në erë gjithë kopshtin e vogël.

Fatmirësisht personi nuk pati dëmtime, edhe pse do t’i duhet të punësojë një kopshtar të mirë. Si ironi e fatit, buburrecët duket sikur i kanë shpëtuar “grackës” së çmendur të zotit të shtëpisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2