Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kapet shqiptarja në Itali, fshehu rreth 7 kg heroinë në dollap

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 12:46 | Kronikë
Kapet shqiptarja në Itali, fshehu rreth 7 kg heroinë në dollap

Një shqiptare 36 vjeç u arrestua në Romë, pasi iu gjetën 6,7 kg heroinë në shtëpinë e saj.

Ekspertët e policisë kishin pikasur lëvizje të dyshimta në banesën e shtetases me iniciale H.A dhe e ndaluan për t’i kërkuar dokumentet, por kur ajo shfaqi nervozizëm, atëherë vendosën të hynin në brendësi të shtëpisë, ku gjetën 6 kg e 780 gramë heroinë të fshehur në dollapin e dhomës së ndenjes.

Policia dyshon se banesa e gruas përdorej si bazë për shpërndarjen e drogës. Asaj iu gjetën në çantë edhe tre telefona celularë, ndërsa në shtëpi mbante edhe një peshore për ndarjen e lëndës narkotike në doza me qëllim shitje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë