Mesatarja 7.5, në rrezik jo vetëm Mësuesia

Rritja e notës mestare në 7,5 për degët e Mësuesisë po penalizon dhe profilet e tjera në universitete.

Një i tillë është përkthimi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Xhemile Zykaj, ndër të paktat përkthyese sot nga rusishtja në shqip, tregon se me mbylljen e gjuhës ruse nuk penalizohet Mësuesia, por përkthimi dhe specialitete të tjera.

Por, janë me dhjetëra profile në fakultetet e Mësuesisë që për shkak të rritjes së notës mesatare këtë vit kanë më pak studentë. Për dekanin e Fakultetit Histori-Filologji, Sabri Laçi, kjo është një politikë e gabuar, pasi në degët e tjera si Ekonomiku, Drejtësia apo inxhinieritë aplikohet mestaraja 6,5. Universitetet, sipas tij, janë lënë jashtë cçdo konsultimi.

Me fillimin e vitit akadmeik, fakultetet e Mësuesisë dhe profileve brenda tyre dhanë alarmin për mbylljen e disa degëve, pasi nuk ka studentë të viteve të para. Ndër ta, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë i kërkoi Ministrisë së Arsimit të ulë në 6,5, si në degët e tjera, notën mestare, pasi gjuhët që po mbyllen nuk nxjerrin vetëm arsimtarë.  

Ministria e Arsimit nuk ka një qëndrim zyrtar, ndërsa më herët është deklaruar se vitin e ardhshëm për të hyrë në degët e mësuesisë, mesatarja duhet të jetë mbi notën 8. 

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar