Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ofensiva në Siri, Assad: Erdogan është hajdut

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 08:46 | Bota
Ofensiva në Siri, Assad: Erdogan është hajdut

Presidenti sirian Bashar al Assad akuzon presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për hajdut dhe premton rimarrjen e çdo metri katror territor të humbur nga Damasku gjatë viteve të luftës civile.

Deklaratën e bëri gjatë një vizite ditën e martë në provincën e Idlibit, pranë vendit ku u ndërmor sulmi i fundit i ushtrisë turke. Erdogani është hajdut, tha ai dhe tani po vjedh tokën tonë, teksa rrethohej nga komandantë të ushtrisë se tij dhe ushtarë.

Ndërkohë, ushtarët amerikanë do të zhvendosen në pjesë të ndryshme të Sirisë përpara rikthimit në atdhe. Njoftimi erdhi nga presidenti, Donald Trump, i cili tha se dëshiron largimin e të gjithë ushtarëve nga Siria. Megjithatë kërkesa e tij duket se nuk do të plotësohet. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, njoftoi se Pentagoni po konsideron mbajtjen e disa trupave në afërsi të zonave të naftës, në mënyrë që terroristët e ISIS të mos përfitojnë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu