Prezantohet në Mumbai çokollata më e shtrenjtë, kushton 6200 dollarë kilogrami

Prezantohet në Mumbai, çokollata më e shtrenjtë në botë. Më një çmim prej 6221 dollarësh për kilogram versioni i limituar prej tre bonbonesh është gati të hyjë në librin e rekordeve Guinness.

“Trinity truffles”  u krijua nga kompania luksoze e çokollatave Fabelle Exquisite Chocolates, pjesë e konglomeratit të Indian Tobacco Company.

Philippe Conticini, shefi francez i vlerësuar me yje Michelin i cili qëndron pas konceptit, thotë se çokollatat përfaqësojnë ciklin e jetës në tre faza: krijuesi, ushqyesi dhe shkatërruesi.

“Nisa të punoj për projektin pa e ditur se si do të dilte ne të vërtetë produkti, apo nëse do të përfshihej në librin e rekordeve Guinness. Ne zgjodhëm përbërës të mrekullueshëm dhe shumë të shtrenjta”, deklaroi Philippe Conticini, shef i kuzhinës.

Përbërës të mbledhur nga e gjithë bota, të tillë si kafeja xhamajkane ngjyrë blu, bimët tahitiane të vaniljes, çokollata e bardhë belge dhe lajthitë e Piemontes, bëjnë që produkti të ketë çmim kaq të shtrenjtë.

Në 2012-tën, prodhuesi i çokollatave Fritz Knipschildt krijoi çokollatën individuale më të shtrenjte, e cila kushton 250 dollarë copa.

  • LAJMI I FUNDIT | Arta Vorpsi, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, betohet para noteres
  • LAJMI I FUNDIT | Vorpsi, dy ditë më parë u urua nga deputetët në Kuvend për marrjen e detyrës
  • LAJMI I FUNDIT | Ditën e djeshme, Presidenti Meta dekretoi Xhaferllarin si anëtare të GJ.k.