
Në 8 ndeshjet e mbrëmjes së të mërkurës në Champions League u shënuan 24 gola.
Më poshtë, ju sjellim 3 golat më të bukur të kësaj mbrëmjeje të futbollit evropian.
3. Rakitskiy (Zenit)
Mbrojtësi ukrainas shënoi golin e avantazhit për Zenitin në ndeshjen ndaj Leipzig me një të majtë të fuqishme nga më shumë se 20 metra largësi nga porta.
2. Oxlade-Chamberlain (Liverpool)
Mesfushori anglez shënoi dy gola në fitoren 4-1 të Liverpool në Belgjikë ndaj Genk. Goli i tij i dytë ishte një “ëmbëlsirë” e vërtetë.
1.Sabitzer (Leipzig)
Mesfushori austriak i dha fitoren Leipzig ndaj Zenit me një kryevepër balistike. Topi përfundoi aty ku takohet shtylla me traversën.