Vaksinimi ndaj gripit, këtë vit shtrihet edhe në kopshte e çerdhe

Sezoni i gripit nuk ka filluar, por vaksinimi për mbrotjen ndaj tij nis në nëntor. Specialistët e konsiderojnë një sëmundje të rëndë dhe të paparashikueshme.  Këtë vit, Instituti i Shëndetit Publik do të shtrijë vaksinimin falas edhe në kopshte e shkolla.

“Po promovojmë dhe vaksinimin e fëmijëve dhe mësuesve të shkollave dhe edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve sepse edhe ata janë një kontingjent shumë i rëndësishëm. Gripi është një sëmundje që shfaqet çdo vit dhe ka tri forma të ndryshme, të lehtën, të mesmen dhe të rëndën”, deklaroi Silva Bino.

Por a është vaksina mbrojtësi më i mirë formave të gripit? Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri thotë se vaksina rekomandohet për grupet më të riskuara, ndërsa thekson se gripi nuk duhet të trajtohet me antibiotikë.

“Kjo vaksinë nuk është për të gjithë popullatën. Përdoret vetëm për një numër të caktuar personash që kanë problem me zemrën, sëmundje kronike, diabet apo për fëmijët e vegjël që janë më të rrezikuar për ta kaluar më rëndë gripin”, tha përfaqësuesi i OBSH. Raul Gonzales Montero.

Gripi është një sëmundje ngjitëse dhe shfaq komplikacione të rënda te të sëmurët kronikë, gratë shtatzënë dhe fëmijët. Çdo vit, në botë dhe në vendin tonë, gripi është bërë shkak edhe i humbjes së jetës veçanërisht te të sëmurët e moshave të treta. 

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar