Vdesin 2 shqiptarë në aksidente rrugore në Itali dhe Greqi, shpëtojnë 2 pasagjerët

Dy shtetas shqiptarë kanë gjetur vdekjen nga 2 aksidente rrugore që kanë ndodhur orët e fundit në Itali dhe Greqi.

Shendri Çaushi, 32 vjeç po drejtonte një automjet “Opel” dhe për shkak të shpejtësisë dhe mjegullës, doli nga rruga, duke u përplasur me një pemë ulliri.

Ngjarja ndodhi në Corropoli, në zonën e Teramos, ndërsa një tjetër shqiptar që ndodhej me të në makinë, është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, një tjetër shqiptar, 31 vjeç, vdiq në Kretë të Greqisë, pasi motori “skuter”, me të cilin ai udhëtonte, doli nga rruga dhe u përplas me kangjellat mbrojtëse. Ndërsa shqiptari tjetër 34-vjeçar që ndodhej me të u plagos rëndë dhe mjekët u detyruan t’i prisnin njërën këmbë.

Shkarkoni aplikacionin e A2