Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Volejboll, Partizani vijon ëndrrën europiane në Champions

Nga A2 CNN
23 Tetor 2019, 09:06 | Sporte të tjera
Volejboll, Partizani vijon ëndrrën europiane në Champions

Volejbollistet e Partizanit zbresin sërish sot në parket, me kampionet e Shqipërisë që janë në raundin e dytë Champions League. Skuadra kryeqytetase ka udhëtuar drejt Budapestit, ku do të përballet me klubin e njohur “Vasas”.

Hungarezët janë pjesëmarrës të rregullt në Champions ndaj për Partizanin do të jetë një sfidë tepër e vështirë.

Vajzat e kuqe vijnë nga suksesi i pastër në kampionat 3-0 ndaj Teutës, ndërsa për të mbërritur në këtë fazë të Champions, kampionet eliminuan boshnjaket e Jedinsvo Bërçko me dy fitore. Ndeshja e parë luhet sot në orën 18:00.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani