Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arrestohet për gjobëvënie anëtari i një grupi të strukturuar kriminal

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 10:16 | Kronikë
Arrestohet për gjobëvënie anëtari i një grupi të

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga në Tiranë një person të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që akuzohet për gjobëvënie.

Personi i arrestuar në sajë të operacion “Përsëritësit” është shtetasi me inicialet V. U., 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Sipas policisë, ky shtetas në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit "Përsëritësit", dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani