Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dogjën të gjallë studenten, Gjykata vendos 16 dënime me vdekje

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 18:23 | Bota

Verdikti për vrasjen e studentes 19-vjeçare Nusrat Jahan Rafi ishte prej muajsh lajmi më i ndjekur në opinionin publik të Bangladeshit.

Historia e vrasjes së saj ka qenë nga më tmerrshmet. Së bashku me prindërit, në marsin e këtij viti ajo shkoi në polici për të denoncuar abuzimet ndaj saj të drejtorit të shkollës, Siraj Ud Doula.

Ky i fundit kishte tentuar që vajza të tërhiqte denoncimin por kjo kishte refuzuar. Vendimi i saj guximshëm i kushtoi edhe jetën. E rikthyer në shkollë për provimet përfundimtare, Rafi u tërhoq deri tek tarraca e shkollës, ku disa persona të mbuluar me burka i hodhën benzinë duke e djegur në 80% të trupit.

Studentja nuk i rezistoi plagëve, dhe vdiq pak ditë më vonë.

Rasti tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, të lodhur nga raste të shpeshta abuzimesh ndaj grave, dhe vetë kryeministrja Sheikh Mesina kishte premtuar dënime ekzemplare.

Gjykata vendosi për 16 dënime me vdekje, ndër to edhe drejtori i shkollës dhe dy shoqe klase që kanë patur rol në ekzekutimin  e saj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu