Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Feston me Rihanna-n dhe Bella Hadid, 24-vjeçari bëhet miliarder brenda natës

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 14:26 | Lifestyle

Ai është 24 vjeç. Shoqërohet me yje të showbizz-it si Rihanna dhe Bella Hadid. Ndeshjet e basketbollit i ndjek me Yao Ming. Të martën në mbrëmje, u bë miliarder.

Eric Tse, i diplomuar së fundmi në prestigjiozen “Wharton School of Finance” në Universitetin e Pensilvanisë, mori si dhuratë 3,38 miliardë dollarë nga pasuria e familjes së tij.

Prindërit punojnë të dy si drejtues ekzekutivë në “Sino Biopharmaceutical Limited" dhe vendosën t’i dhuronin djalit të tyre shumën e barasvlershme me 1/5-tën e vlerës së kompanisë. Sipas një deklarate zyrtare për mediat, shuma ishte një “dhuratë në shenjë vlerësimi”.

Tse, nga Hong Kongu, është anëtari i fundit i klubit të miliarderëve të rinj aziatikë, por me sa duket nuk dëshiron të marrë pjesë në renditjet e pasanikëve. Ai dëshiron të mos tërheqë shumë vëmendjen nga vetja, por në rrjetet sociale është tepër aktiv, duke postuar fotografi me yjet e muzikës, sportit, por edhe personalitete të rëndësishme si Princesha Charlene e Monakosë dhe Carla Bruni-n gruan e ish-Presidentit të Francës, Sarkozy.

Tse është pjesë e një vale të re pasanikësh nga Kina. Pronarët e bizneseve si ai i familjes së tij përbëjnë 8% të listës së më të pasurve në vend, ndërsa sipas një raporti të publikuar të hënën e kaluar, në listën e 10%-shit të personave më të pasur në botë ka më tepër kinezë se sa amerikanë për herë të parë në histori.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli