Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Flamurtari në krizë totale, shkarkon trajnerin

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 10:42 | Futboll
Flamurtari në krizë totale, shkarkon trajnerin

Nëntë ndeshje, 7 humbje dhe vetëm dy barazime, një golavarazh 7 gola të shënuar dhe 21 të pësuar. Flamurtari i ka bërë një nisje katastrofë këtij sezoni në Kategorinë Superione dhe tashmë ka ardhur edhe shkarkimi i trajnerit Dritan Sadedini.

Klubi vlonjat, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se drejtuesit e skuadrës vendosën të shkarkojnë trajnerin për rezultate të dobëta. Humbja e fundit e Flamurtarit ishte një ditë më parë me Vllazninë në Vlorë me rezultatin 1-3.

Megjithatë, mësohet se trajneri do të mbetet pjesë e stafit teknik, ndërsa emri i trajnerit të ri ende nuk është bërë i ditur. Sadedini e mori drejtimin e skuadrës gjatë kësaj vere.

A2 CNN Livestream

Dita jonë