Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hedhin spraj në ambientet e shkollës, helmohen 8 nxënës në Bulqizë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 17:18 | Sociale
Hedhin spraj në ambientet e shkollës, helmohen 8 nxënës

Tetë nxënës të shkollës së mesme “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës janë helmuar ditën e enjte pas një spraji të hedhur në ambientet e mësimit.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor bën me dije se helmimin e ka shkaktuar “një lëndë e shpërndarë në ajër që ka sjellë vështirësi në frymëmarrje, të vjella dhe marrje mendsh tek nxënësit”.

Tetë nxënës kanë marrë shërbim në spitalet e Dibrës dhe Bulqizës. Në shkollë ndodhen mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë, për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka marrë vendim të ndërmjetëm për mbyllje të klasës deri në matjen e lendës kimike në ambientet e klasës nga ana e Institutit të Shëndetit Publik. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë