Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Jepet masa e sigurisë për Marash Arrajn, akuzohet për vrasjen e kushëririt

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 11:59 | Kronikë
Jepet masa e sigurisë për Marash Arrajn, akuzohet për vrasjen e

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg për 40 ditë Marash Arrajn, të akuzuar për vrasjen e djalit të xhaxhait të tij, Lazër Arraj. Gjykata i ka lënë afat Prokurorisë 40 ditë për të siguruar dhe paraqitur provat e plota që vërtetojnë dyshimet.

Edhe pse nuk u dhanë shumë detaje mbi dyshimet që e çuan Policinë te kushëriri i viktimës, burimet shprehen se për momentin Marash Arraj është person i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij, ndërsa mbeten të pasqaruara arsyet e këtij krimi. Vetë i akuzuar ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.

Viktima Lazër Arraj u gjet i vrarë mesditën e së hënës në fshatin Palaj të njësisë administrative Shosh në rrethin e Shkodrës. Në momentin e vrasjes, 55-vjeçari ishte duke transportuar me kafshë disa nga prodhimet e stinës për t’i dërguar në qytetin e Shkodrës, kur edhe u qëllua në një pritë dy herë me armë zjarri, duke mbetur i vdekur në vend. E kaluara e të ndjerit nuk është problematike, çka i bën akoma më të mistershme motivet e këtij ekzekutimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë