Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Johnson: Zgjedhje në 12 dhjetor, Parlamenti po mban peng vendin

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 21:43 | Bota
Johnson: Zgjedhje në 12 dhjetor, Parlamenti po mban peng vendin

Në një letër të shkruar liderit të opozitës Jeremy Corbyn, kryeministri britanik Boris Johnson për herë të parë deklaron se mund të dalë jashtë afatit të 31 Tetorit për Brexit, duke i propozuar Parlamentit një shtyrje të datës së nevojshme për Parlamentin për të miratuar marrëveshjen  e kryeministrit  me BE në qoftë se do të mbahen zgjedhje politike.

Zgjedhjet sipas kryeministrit Johnson duhet të mbahen sipas tij më datë 12 Dhjetor.

Një vendim i tillë shihet nga këshilltarët e tij si një mënyrë për të zhbllokuar situatën në Parlament, ku edhe pse u votua në favor të marrëveshjes,  u bllokua rruga që mundësonte finalizimin e ikjes brenda tetorit.

https://a2news.com/2019/10/23/nderlikohet-brexit-johnson-mendon-zgjedhjet-e-parakohshme/

Johnson ka lidhur fatin e tij me atë afat, por në letër thotë se “ky Parlament ka refuzuar të marrë vendime. Nuk mund t’i mohohet votuesve e drejta për ta zëvendësuar atë me  një parlament tëri që di të marrë vendime. Zgjatja në 2020-ën do të kishte pasoja serioze për ekonominë, punësimin dhe besimin në institucionet demokratike në vend. Nuk mund ta mbani peng vendin”.

https://a2news.com/2019/10/22/tusk-do-ti-rekomandoje-be-se-pranimin-e-kerkeses-per-shtyrje-te-brexit/

Johnson i ka lënë Parlamentit deri në 2 Nëntor kohë për të miratuar formalisht  marrëveshjen me BE, duke mundësuar kështu një Brexit para zgjedhjeve të propozuara.

Kjo do të ishte shtyrja e katërt, ku në fillimisht afati ishte në 29 mars, dhe më pas u shty në 12 prill dhe në 31 tetor.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë