Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kapiten për herë të parë, Maguire harron që para nisjes së ndeshjes hidhet monedha

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 20:21 | Futboll
Kapiten për herë të parë, Maguire harron që para nisjes

Mbrëmja e së enjtes nuk do të harrohet lehtë nga Harry Maguire, pasi mbrojtësi mbajti për herë të parë shiritin e kapitenit të Manchester United, në ndeshjen kundër Partizanit të Beogradit.

Por, duket se emocionet ishin të mëdha për futbollistin anglez, i cili harroi përgjegjësitë që kishte si kapiten ekipi. 26-vjeçari, pasi u takua me arbitrat, u bashkua me shokët e skuadrës dhe harroi që duhej të priste për hedhjen e monedhës në mënyrë që të caktoheshin fushat dhe kush do ta luante topin e parë.

Ai u thirr nga arbitri i ndeshjes për të vijuar me ritualin.

https://twitter.com/btsportfootball/status/1187413342723416065

Maguire u bë kapiten i United edhe pse ka luajtur me “Djajtë e Kuq” vetëm 10 ndeshje, por mungesat në formacion të Ashley Young dhe De Gea bënë që Solskjaer të zgjidhte si kapiten qendërmbrojtësin anglez.

A2 CNN Livestream

Dita jonë