Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Palmer: I zhgënjyer për mos hapjen e negociatave, boshllëkun mund ta mbushin Rusia e Kina

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 08:42 | Politikë
Palmer: I zhgënjyer për mos hapjen e negociatave, boshllëkun mund

Vendimi i KE për të mos hapur negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë sjellë reagime ditët e fundit dhe nga SHBA.

Gjatë një seance të Komisionit të Jashtëm të Senatit, i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer u shpreh se ishte i zhgënjyer për mbylljen e derës ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e tyre evropian.

“Ne jemi thellësisht të zhgënjyer me dështimin e vendeve anëtare të BE-së për të miratuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë javën e kaluar në Bruksel. Megjithëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së, jemi dakord me vlerësimin e Komisionit Evropian se të dyja vendet kanë bërë përparim të konsiderueshëm në reforma”, tha zoti Palmer.

Zyrtari amerikan shtoi se vendimi i fundit rrezikon gërryerjen e besueshmërisë te BE dhe krijon një boshllëk që vende si Kina dhe Rusia janë të gatshme ta mbushin.

https://a2news.com/2019/10/23/eurodeputeti-kunder-macronit-pergjegjes-qe-nuk-u-hapen-negociatat/
https://a2news.com/2019/10/21/financial-times-sulmon-macron-refuzimi-i-celjes-se-negociatave-gabim-historik-qe-demton-europen/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related
https://a2news.com/2019/10/21/negociatat-rama-asgje-nuk-ka-ndryshuar-se-shpejti-takohem-me-macron/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Dita jonë