Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pas dështimit të Netanyhut, rivali Gantz mandatohet të formojë qeverinë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 09:52 | Bota
Pas dështimit të Netanyhut, rivali Gantz mandatohet të

Presidenti i Izaelit, Reuven Rivlin i dha mbrëmë ish shefit të ushtrisë Benny Gantz, të partisë Blu e Bardhë, mandatin për të krijuar qeverinë e re.

Mandati për krijimin e qeverisë shkoi për drejtuesin e opozitës, pasi kryeministri Netanyahu nuk arriti të krijonte kabinetin e ri sepse nuk gjeti mbështetje nga partitë e tjera. Netanyahu kërkoi dhe mbështetjen e Gantz për krijimin e qeverisë, por ai nuk pranoi.

Gantz, kështu, ka 28 ditë kohë për të formuar koalicionin e ri që do të drejtojë Izraelin, nëse nuk do t’ia dalë vendi shkon sërish në zgjedhje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë