Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Përshëndetje fashiste për ish-diktatorin

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 21:37 | Bota

Mbështetësit e Francisco Franco nderuan me përshëndetje fashiste eshtrat e ish-diktatorit, që u zhvendosën nga mauzoleumi “Lugina e të Rënëve”, ku preheshin prej 44 vitesh, për t’u rivarrosur në një vend më të thjeshtë.

Zhvendosja e eshtrave të Francos përmbush një zotim kyç të qeverisë socialiste, e cila thotë se Spanja nuk duhet të glorifikojë fashistët që udhëhoqën vendin për gati 4 dekada.  

Rreth 500 persona u mblodhën në Mingorrubio duke bërtitur në kor “Rroftë Franco”, duke valëvitur flamuj nacionalistë dhe duke ofenduar kryeministrin Pedro Sanchez.

Franco, i cili vdiq në vitin 1975, udhëhoqi Spanjën pasi fitoi Luftën Civile të 1936-1939, luftë të cilën e nisi vetë ai. Regjimi i tij e izoloi Spanjën nga Evropa.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani