Protesta e PAK, kundërshtojnë ndryshimin e ligjit për pagesat

Kanë lindur me një kromozom më tepër, çrregullim që u ka sjellë vonesa në zhvillimin mendor dhe fizik. Njihet ndryshe si sindroma “down” dhe në Shqipëri janë mbi 680 persona me këtë sindromë, gjysma prej tyre, fëmijë.

Të shoqëruar nga prindërit, disa prej tyre kanë zgjedhur të protestojnë dhe për disa arsye. Pagesa e aftësisë së kufizuar për personat me sindromën “down” aktualisht është 10 mijë lekë në muaj. Por, me reformën e re, prindërit i druhen reduktimit të kësaj vlere, ndërkohë që shumë shërbime për integrimin e fëmijëve i mbulojnë privatisht. 

Drejtues në Ministrinë e Mirëqenies Sociale sqarojnë se reforma për vlerësimin e personave me aftësi ndryshe bëhet për të shmangur abuzimet e deritanishme në skemë.

Skema e re e vlerësimit prek rreth 150 mijë persona me aftësi ndryshe. Edhe më herët ata kanë kërkuar ndryshimin e reformës që, sipas tyre, do të vështirësojë edhe më tepër kushtet në familjet e tyre.

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar