Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Reforma Zgjedhore, Shameti: Të gatshëm të adresojmë sugjerimet e opozitës jashtë parlamentit

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 14:45 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Shameti: Të gatshëm të adresojmë

Deputeti i Partisë Socialiste dhe anëtari i Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, Adnor Shameti ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2, nga ku foli për zhvillimet e fundit në kuadër të kësaj reforme, ku opozita jashtë Parlamentit kishte organizuar një tryezë paralele me ekspertë në Selinë Blu për këtë çështje.

Shameti dha detaje për mbledhjen e fundit të zhvilluar nga ana e Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe pikat që u diskutuan në të.

“Është proceduar sot me bllokun e parë të gjetjeve dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR në bashkëpunim me ekspertët. U trajtuan çështje që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore, me kuotat gjinore në lista dhe çështje që kanë të bëjnë me ndikimin e administratës në fushatë. Në bllokun tjetër  do të diskutohet për financimin e partive dhe depolitizimin e administratës zgjedhore”, tha Shameti.

Akuzave të opozitës se komisioni parlamentar nuk po adreson gjetjet e OSBE-ODIHR, Shameti u përgjigj se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se komisioni do të mirëpresë çdo sugjerim dhe do ta bëjë pjesë të agjendës së reformës.

“Ju siguroj se ne si komision kemi të gjithë gatishmërinë që të adresojmë çdo sugjerim nga opozita jashtëparlamentare dhe shoqatat. Mirëpresim çdo sugjerim dhe do ta bëjmë pjesë të agjendës së punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore”, shpjegoi deputeti socialist.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani