Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shoferit të “kamionit të vdekjes” i ra të fikët kur pa kufomat e 39 emigrantëve

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 18:01 | Bota

Shoferit të kamionit që kishte brenda 39 emigrantë kinezë të vdekur mendohet se i ka rënë të fikët kur hapi dyert dhe pa trupat e tyre.

Aktualisht, shoferi 25-vjeçar, Maurice Robinson po merret në pyetje nga policia pasi është i dyshuar për vrasjen e 39 personave.

Një shok i tij tha për Daily Mail se Robinson ndaloi në Essex për të marrë disa dokumente kur pa kufomat. Pasi telefonoi policinë, sipas shokut, atij i ra të fikët.

Kamioni në të cilin u gjetën 39 persona të vdekur ka arritur në Britani nga një traget mallrash i nisur nga Belgjika.  Autoritetet britanike zbuluan se kamioni rezultonte i regjistruar në Bullgari, por kontenjeri ishte nisur nga porti i Zebruzh dhe kishte mbërritur në Britani në orët e para të së mërkurës. Deri tani për ngjarjen e rëndë është arrestuar vetëm drejtuesi i mjetit.

Viktima dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta deri në -25 gradë brenda kamionit frigoriferik.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli