Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shqiptarët plagosin pronarin e lokalit në Greqi, djali i tij u shqetësua nga biseda

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 12:10 | Kronikë
Shqiptarët plagosin pronarin e lokalit në Greqi, djali i tij u

Një person mbeti i plagosur gjatë një përleshjeje mes shqiptarëve dhe grekëve në Pirgos të Greqisë.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në një kafene të vendosur në rrugën Karaiskaki.

Një grup shqiptarësh po diskutonin në shqip dhe duket se kjo bisedë tërhoqi vëmendjen e djalit të pronarit të lokalit. Më tej, pronari u kërkoi shqiptarëve që të largoheshin dhe aty menjëherë ka nisur sherri mes tyre.

Për pasojë mbeti i plagosur pronari i lokalit, ndërsa policia arrestoi shqiptarët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli