Volejboll, zhgënjen Partizani, zbehet kualifikimi në Champions

Nuk ka surpriza për Partizanin e volejbollit që zhgënjeu në takimin e parë të turit të dytë të Champions League. Kampionet e Shqipërisë u mundën pastër 3 me 0 nga “Vashash Obuda”, me skuadrën hungareze që është thuajse e kualifikuar pas fitores së thellë.

Partizani e pati të vështirë të rivalizojë kundërshtarët dhe këtë e tregon diferenca në përfundimin e seteve. Klubi i kuq do të luajnë ndeshjen e kthimit pas një javë në kryeqytet, atje ku vetëm një mrekulli mund ta kualifikojë Partizanin.

Skuadrës kundërshtare i mjafton vetëm një set për ta parë veten në ‘play off’ e Champions League.

Shkarkoni aplikacionin e A2